Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Europa

Norse Atlantic në prag të falimentimit, kompanitë e leasing-ut kërkojnë kthimin e të gjithë avionëve

Share Share Icon

Kompania ajrore norvegjeze Norse Atlantic Airways po përballet me rrezikun e falimentimit, pasi pronarët e të 12 avionëve të flotës së saj kanë ndërprerë kontratat e qirasë, ndërkohë që transportuesi po përpiqet të sigurojë financim urgjent për të vazhduar aktivitetin. Sipas Reuters, kompania njoftoi të premten se kishte marrë njoftimet për ndërprerjen e kontratave, një ditë pasi pezulloi të gjitha fluturimet për shkak të vështirësive financiare.

Aksionet e Norse Atlantic ranë me 45% gjatë tregtimit të mëngjesit të së premtes në bursën e Oslos, duke e çuar humbjen e vlerës së tyre që nga fillimi i vitit në 99.6%. Kompania kishte paralajmëruar të mërkurën se gjendja e saj financiare ishte kritike dhe se kishte nevojë për kapital shtesë për të përmbushur detyrimet afatshkurtra. Të enjten, bordi drejtues njoftoi se mund të paraqiste kërkesën për falimentim nëse nuk sigurohej financimi i nevojshëm.

Norse Atlantic kundërshtoi vlefshmërinë e njoftimeve për ndërprerjen e kontratave të qirasë dhe bëri të ditur se negociatat për sigurimin e likuiditetit po vazhdojnë. Megjithatë, drejtuesit paralajmëruan se nuk kishte garanci për arritjen e një marrëveshjeje financiare. Në vitin 2021, Norse Atlantic nënshkroi kontrata afatgjata për marrjen me qira të nëntë avionëve Boeing 787 Dreamliner nga kompania AerCap Holdings, me seli në Irlandë, dhe gjashtë avionëve të tjerë të të njëjtit model nga BOC Aviation, me seli në Singapor.

Tre prej avionëve iu kthyen më pas AerCap. Sipas raportit të fundit vjetor të transportuesit norvegjez, kontratat me AerCap kishin një kohëzgjatje prej rreth 12 vjetësh për secilin avion, ndërsa ato me BOC Aviation ishin parashikuar për 16 vjet. Norse Atlantic u themelua në mars të vitit 2021 dhe nisi fluturimet në qershor të vitit 2022. Kompania u specializua në fluturimet me kosto të ulët në distanca të gjata, kryesisht ndërmjet Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Rrjeti i destinacioneve të saj përfshinte qytete si Nju Jorku, Los Anxhelosi, Orlando, Londra, Berlini, Parisi dhe Oslo. Vështirësitë financiare të transportuesit norvegjez janë përkeqësuar nga rritja e kostove të karburantit. Çmimet e karburantit për avionët në Europë u rritën më shumë se dyfish në mars, pas ndërprerjeve të furnizimit të shkaktuara nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Norse Atlantic nuk është e vetmja kompani ajrore europiane që po përballet me probleme financiare. Transportuesi letonez airBaltic njoftoi më herët gjatë vitit nisjen e procedurave të falimentimit dhe ristrukturimit sipas legjislacionit amerikan, në përpjekje për të siguruar financime të reja.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Drejtuesit e automjeteve në Angli: Mirëmbajtja e rrugëve do të shmangte dëmshpërblimet

Edhe pse në Angli drejtuesit e automjeteve dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga gropat në rrugë, taksapaguesit kërkojnë më shumë përgjegjshmër...

20 hours më parë 4 Min Lexim
Bota /

Dubai krijon një gjigant bankar me 159 miliardë dollarë aktive, përmes bashkimit të dy bankave

Dubai Islamic Bank ka arritur një marrëveshje për blerjen e Emirates Islamic Bank, në një transaksion që do të krijojë grupin e dytë bankar islamik...

22 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!