Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Lejet e ndërtimit vetëm nga bashkitë rriten 3.5% sipas sipërfaqes, realisht janë të paktën dyfishuar

Share Share Icon

INSTAT ka publikuar të dhënat për lejet e ndërtimit, që jepen vetëm nga bashkitë, ndërsa prej të paktën dy vitesh nuk raportohet totali i lejeve të ndërtimit që po jepen në vend, pasi për ndërtesat mbi 7 kate lejet jepen nga këshilli i Rregullimit të Territorit dhe Ujit, që nuk raportohen.

Sipas INSTAT, vetëm nga baskitë, lejet u rritën me 45% në numër dhe 3.5% në sipërfaqe në tremujorin e tretë, duke arritur në 363 mijë metra katror. Për të gjithë 9 mujorin, lejet e dhëna vetëm nga Bashkitë ishin rreth 1 milionë metra katror

INSTAT sqaron se Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake. INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2026:

  • Janë miratuar 419 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rritje prej 45,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ku u miratuan 289 leje.
  • Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 362.798 m², duke shënuar një rritje prej 3,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025 (350.603 m²).
  • Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike)

arriti në 24,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 51,6 %, krahasuar me një vit më parë (15,9 miliardë lekë).

  • Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 329 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 259.724 m².
  • Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 90 leje ndërtimi dhe 103.074 m² sipërfaqe.

 

Vetëm për 6 mujorin e parë, sipërfaqja e lejeve është katërfishuar

Muajt e fundit Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport. Këto leje nuk raportohen në statistikat zyrtare, duke krijuar mungesë transparence.

Në mungesë të përditësimit të të dhënave nga INSTAT për sipërfaqen e lejeve të ndërtimit, që raporton prej fillimit të vitit 2025 vetëm pushtetin vendor dhe jo lejet e Këshillit Kombëtare të Territorit dhe Ujit (KKTU), të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë treguesi më i saktë për përmasat që pritet të marrë ndërtimi në vend.

Në total, për 6 mujorin e parë 2026 janë arkëtuar nga ‘taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja’ në të gjithë vendin 18.3 miliardë lekë, ose tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë (+200%).

Edhe në krahasim me vitin 2024, që deri tani mbante rekordin e dekadës së fundit për të ardhurat nga kjo taksë lejet e sipërfaqes më të lartë të lejeve të dhëna, të ardhurat mëse janë dyfishuar (+120%).

Për krahasim, për 6 mujorin e parë të vitit 2024, që është viti i fundit kur INSTAT i raportoi të dhënat e plota, ishin dhënë leje për një sipërfaqe ndërtimi prej 1.2 milionë metra katror.

Për të njëjtën periudhë, të ardhurat nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë ishin 8.7 miliardë lekë. Nga të dhënat rezulton se në 2024-n u arkëtuan rreth 7200 lekë për çdo metër katror të dhënë për ndërtim.

Me të njëjtën supozim (arkëtimi prej 7.2 mijë lekë për metër katror të dhënë për ndërtim për një të ardhur prej 18.3 miliardë lekë), në 6-mujorin e parë 2026 vlerësohet të jenë dhënë 2.5 milionë metra katror për ndërtim, ose gati 4 herë (3.7) herë më shumë sesa raportohet nga INSTAT për të njëjtën periudhë prej 684 mijë metra katror.

Ndërkohë INSTAT për gjithë 9 mujorin ka deklaruar rreth 1 milionë metra katror leje të dhëna nga bashkitë. Edhe pa përfshirë 3 mujorin e tretë, sipërfaqja reale e lejeve për 9 mujorin është mëse dyfishuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, të ardhurat nga taksat lokale, ku përfshihet taksa e ndikimit në infrastrukturë janë rritur me 70% për 9 mujorin, duke sinjalizuar ritmin e lartë të leje të ndërtimit të dhëna për periudhën.

 

“Fshehja” e ndërtimit, sipërfaqja e lejeve në 6MI vlerësohet 4 herë më e madhe se statistika zyrtare

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Raporti i BB: Një krizë globale e turizmit mund t’i kushtojë Shqipërisë 7% të PBB-së

Ekonomia shqiptare mund të pësojë një tkurrje prej rreth 7% në rast të një krize globale të turizmit dhe transportit ndërkombëtar, më shumë se dyfi...

39 minutes më parë 3 Min Lexim

FMN: Pragu prej 5 milionë lekësh i TVSH-së siguron një ekuilibër të përshtatshëm

Për të shtatën herë në tri dekada, Shqipëria po ndryshon pragun e regjistrimit të detyrueshëm në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Nga 2 milionë ...

2 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!