40.3 kg kanabis drejt Laçit për shitje, arrestohen dy persona

10:11, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 40.3 kilogramë kanabis në rrugën e fshatit Selitë.

Të arrestuarit janë Hermes Mihana, 25 vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit, dhe Hidajet Karaj, 36 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ata udhëtonin me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin u gjetën katër thasë me lëndë narkotike, që dyshohet se ishte siguruar në fshatin Mafsheq, në Malësinë e Krujës, dhe po transportohej drejt Laçit për t'u shitur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë kanabis, një peshore manuale, automjeti dhe një celular.

Dy të arrestuarit akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Storm”, goditet një rast i tentativës për të shitur lëndë narkotike. 

Sekuestrohen 40.3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa (e ndarë në 4 thasë), 1 peshore, 1 automjet dhe 1 celular.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke e transportuar lëndën narkotike në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen.     

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Njësia e Sigurisë Publike Shkodër, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizoi operacionin e koduar “Storm”.   

Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Selitë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtues shtetasin H. M. dhe pasagjer shtetasin H. K., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 4 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 40.3 kilogramë).  

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kishin siguruar lëndën narkotike në Malësinë e Krujës, në fshatin Mafsheq  dhe po e transportonin në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen.    

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit H. M., 25 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin dhe H. K., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 peshore manuale  dhe automjeti tip “Mitsubishi”. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco