Gjest fisnik i Hansi Flick, trajneri i Barcelonës u dhuron punonjësve të klubit bonusin e fituar nga triumfi në La Liga
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë një gjest vlerësimi dhe mirënjohjeje duke ua dhuruar punonjësve të klubit të gjitha shpërblimet e tij personale të fituara nga triumfi në La Liga.
Përtej lojtarëve dhe stafit teknik që marrin vëmendjen kryesore mediatike, funksionimi i përditshëm i një klubi futbolli mbështetet te dhjetëra punonjës që punojnë në prapaskenë.
Pikërisht për të vlerësuar kontributin e tyre të heshtur por jetik, tekniku gjerman vendosi që bonusi i tij i titullit kampion të kalojë plotësisht në favor të tyre.
Edhe pse vetë klubi katalanas parashikon shpërblime financiare për stafin mbështetës në raste suksesesh, Flick dëshironte t’u ofronte atyre një mbështetje shtesë.
Sipas raportimeve të mediave në Spanjë, trajneri ka kontaktuar personalisht administratën e Barcelonës për të siguruar që shuma totale të ndahej në mënyrë të barabartë mes të gjithë punonjësve.
Messi konfirmon pjesëmarrjen në ndeshjen e lamtumirës së Carlos Tevez, a do të përballet me Ronaldon?
Udhëheqësit francezë dhe bullgarë dënojnë dhunën e tifozëve në Marsejë
Sulm kibernetik ndaj FIFA-s, hakerat aksesuan informacione personale dhe biznesi
- 12:18 Messi konfirmon pjesëmarrjen në ndeshjen e lamtumirës së Carlos Tevez, a do të përballet me Ronaldon?
- 12:10 OKB-ja: Kriza ushqimore pritet të përkeqësohet në 16 vende, Sudani dhe Jemeni më të rrezikuarit
- 12:08 Gripi i shpendëve po përhapet me ritmin më të ngadaltë në Evropë që nga 2020-ta
- 12:01 Droni i paidentifikuar hyn në hapësirën ajrore të Letonisë pranë kufirit rus, ngrihen avionët luftarakë të NATO-s
- 11:56 Marina iraniane pretendon rimarrjen e dy anijeve cisternë të sekuestruara nga SHBA-ja
- 11:51 Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit (VIDEO)