VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares i jep mesazhin Maran me një eurogol në ndeshjen ndaj Monacos
Hansi Flick nuk i pëlqejnë barazimet. Në fakt, bëhet shumë e vështirë të shohësh një ndeshje të skuadrës blaugrana që të mbyllet me rezultat të barabartë.
Pa shkuar më larg, në këtë sezon, Barcelona ende nuk ka regjistruar asnjë barazim, pas 18 ndeshjesh të luajtura në të gjitha kompeticionet me një bilanc me16 fitore dhe 2 humbje. Për të parë herën e fundit që skuadra e Flick e mbylli një ndeshje në barazim, duhet të kthehemi në datën 10 mars në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Newcastle e mbyllur me shifrat 1-1. Në atë ndeshje, ishte skuadra angleze ajo që shënoi e para me Barnes, për Barcelonën barazoi Lamine Yamal me penallti.
Që nga ai moment, Barcelona e Hansi Flick ka zhvilluar 32 ndeshje, me bilanc 27 fitore dhe 5 humbje. Kjo ‘alergji’ për barazimet e Barcelonës është akoma më e dukshme në La Liga. herën e fundit që katalanasit kanë mbyllur një ndeshje të kampionatit në barazim ishte në 31 gushtin e vitit 2025 në sfidën me Rayo Vallecano e mbyllur 1-1 që do të thotë se Barcelona nuk barazon një ndeshje prej 15 muajsh në La Liga.
Mes barazimit në Newcastle dhe atij në Vallecas ka vetëm një ndeshje që ka shënuar rezultat të barabartë; ajo me Brugge e Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar e mbyllur 3-3.
Por nëse për të gjetur një barazim në ndeshjet e Barcelonës së Flick është e vështirë, për të gjetur një rezultat 0-0 është e pamundur. Në fakt, që nga momenti që Flick është ulur në pankinën e kampionëve të Spanjës, Barcelona nuk ka regjistruar asnjë rezultat 0-0 në ndeshjet e saj. Një e dhënë befasuese kjo, por që tregon ambicien dhe lojën sulmuese të teknikut gjerman.
Top Channel