Një ditë përpara shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, më 27 nëntor 1912, në orën 10:20, patriotët dhe paria e Lushnjës ngritën flamurin kombëtar në sheshin kryesor të qytetit, sipas porosisë së Ismail Qemalit.

114 vjet më vonë, pikërisht në të njëjtën orë, kjo ngjarje historike u përkujtua me ceremoninë e ngritjes së flamurit në sheshin përpara Bashkisë së Lushnjës.

Në ceremoni morën pjesë kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, deputetët Kiduina Zaka, Elton Korreshi dhe Asfloral Haxhiu, nënprefekti Avdi Snalla, përfaqësues të shoqatave të veteranëve dhe qytetarë.

Të pranishmit vendosën kurora me lule pranë Memorialit të Pavarësisë, kushtuar kësaj ngjarjeje historike të qytetit.

Me rastin e festës, kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, përcolli urimet e saj për qytetarët.