Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka njoftuar se të hënën, më 30 nëntor, nuk do të punojë me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Përmes një njoftimi, ambasada ka uruar bashkatdhetarët për Festën e Flamurit, duke i informuar njëkohësisht se dita e hënë do të jetë ditë pushimi.


“Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ju uron përzemërsisht 28 Nëntorin – Festën e Flamurit! Njëkohësisht, ju njoftojmë se dita e hënë do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka bërë të ditur se për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë përmes numrit emergjent të përfaqësisë diplomatike.

Bashkatdhetarët që kanë planifikuar të marrin shërbime konsullore të hënën duhet ta kenë parasysh këtë njoftim./Telegrafi/