Ndalohet një person në Ohër i cili dyshohet se i vuri flakën banesës së tij, tetë persona përfundojnë në spital

MPB njofton se dje policët nga stacioni policor i Ohrit ndaluan C.N. (55) nga Ohri, i cili dyshohet se shkaktoi zjarr në banesën e tij që ndodhet në rrugën "Goce Dellçev" në lagjen "Daljan" të Ohrit.
Me ndërhyrjen e shpejtë të oficerëve të policisë, anëtarëve të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Ohri dhe ekipeve mjekësore, disa banorë u evakuuan nga ndërtesa, ndërsa tetë persona që kishin lëndime dhe kishin vështirësi në frymëmarrje u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm me ambulancë.
Nga SPB Ohër njoftojnë se në bashkëpunim me shërbimet kompetente, po ndërmerren aktivitete shtesë për të ndihmuar banorët e evakuuar dhe për të stabilizuar situatën në terren.
Nga atje shtojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyshuarit CN do të ngrihet kallëzim penal përkatës për kryerjen e veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./Telegrafi/


































