Ernest Muçi u la pushim dje nga Trabzonspori, që fitoi 1-2 ndaj CSKA Sofies. Trajneri Reis nuk e mori në Bullgari me pjesën tjetër të skuadrës.
Reis e konfirmoi se vendimi në raundin e katërt të Ligës së Konferencës erdhi për të mbrojtur Muçin nga një dëmtim i mundshëm.
Të lidhura
None found
“Muçi nuk është në listën e lojtarëve. Donim ta kursenim, pasi rreziku për t’u dëmtuar ishte i lartë. Ndonjëherë ke nevojë edhe për lojtarë që janë më të freskët fizikisht”, u shpreh trajneri gjerman.
Sfida e radhës në kampionat është të hënën. Synohet vetëm fitorja për të ndjekur ritmin e Gallatasarajt kryesues.




