Një dasmë duket se është në horizont për modelen shqiptare Jori Delli dhe reperin italian Fred De Palma. Pas disa vitesh së bashku, çifti mund të jetë duke u përgatitur për të kurorëzuar dashurinë e tyre, ndërsa disa postime të fundit të Jorit kanë shtuar dyshimet se ceremonia mund të jetë shumë pranë.
Fillimisht, modelja publikoi një seri fotografish në rrjetet sociale, ku shfaqej së bashku me familjarët e saj dhe ata të partnerit, gjatë qëndrimit të tyre në Maldive. Një bashkim familjar që tërhoqi vëmendjen, por duket se surprizat nuk përfunduan me kaq.
Në një prej Story-ve të publikuara më pas, Jori ndau një fotografi me vjehrrit, krahas së cilës shkroi në italisht: “Tra qualche giorno cambio cognome”, që në shqip do të thotë: “Pas disa ditësh do të ndryshoj mbiemrin”.
Një deklaratë që natyrshëm ngjalli kuriozitet te ndjekësit, të cilët nuk nguruan ta pyesnin nëse do ta ndryshonte vërtet mbiemrin pas martesës.
Jori nuk i la pa përgjigje dhe reagoi me humor, duke shkruar: “Jo, jo, nuk do ta ndryshoj. E thashë vetëm për të thënë që po martohem, hahaha”. Kaq mjaftoi që dyshimet për një dasmë të afërt të marrin edhe më shumë vëmendje.

