“2027-a, viti i Shqipërisë”, Rama: Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra, por të përmbushim detyrat në maksimum

27 Nëntor 2026 | 12:44

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria shqiptare ka një vizion të qartë për vitin 2027, duke e cilësuar përmbushjen e detyrave të integrimit europian si një domosdoshmëri për modernizimin e vendit dhe konsolidimin e institucioneve, dhe jo thjesht si një proces formal drejt Brukselit.

Duke iu referuar vlerësimit të Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila e ka cilësuar vitin 2027 si “vitin e Shqipërisë” për Komisionin Europian, Rama theksoi se vendi nuk kërkon favore apo rrugë të shkurtra, por është i vendosur të përmbushë çdo kriter me meritë.

“Ne kemi një qartësi të plotë për vitin 2027. Komisionerja thotë se 2027-a do të jetë viti i Shqipërisë për Komisionin Europian. Për ne, çdo vit është viti i Shqipërisë dhe nuk ka si të jetë viti i dikujt tjetër. Ajo që është e sigurt është se ne nuk do të lëmë asgjë mangët nga ana jonë për të përmbushur detyrat që kemi, sepse këtë na e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë dhe e vendit tonë. Na imponohet që t’i kryejmë këto detyra pikë për pikë.

Detyrat që kemi në funksion të anëtarësimit në BE janë njëkohësisht në funksion të modernizimit të Shqipërisë, përmbylljes së shtetbërjes europiane dhe konsolidimit të institucioneve. Diferencën e bëjnë institucionet. Ato janë ato që na dallojnë ende nga vendet të cilave duam t’u ngjajmë sa më shumë. Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë, asnjë rrugë të shkurtër dhe as mbyllje sysh.

Kërkojmë vetëm të marrim përsipër detyrat tona dhe t’i përmbushim ato në maksimum. Marta, edhe një herë, meqë kjo është vizita jote e fundit për këtë vit, të falënderoj për gjithçka që ke bërë për ne, për Shqipërinë dhe për rajonin, së bashku me ekipin tënd. Uroj që viti i ri të jetë më i miri i të gjithë viteve për ty, sepse sa më i mirë të jetë për ty, aq më i mirë do të jetë edhe për ne, në funksion të objektivit të shqiptarëve, që është integrimi në BE”, tha Rama. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 operacione në Fier dhe Lushnje, 4 në pranga dhe 1 në kërkim! Gjenden armë dhe maska të dyshuara për përdorim në ngjarje kriminale

Policia ka finalizuar mbrëmjen e djeshme në Fier dhe Lushnje tre operacione, nga të cilat janë vënë në pranga katër persona dhe është shpallur në...
12:41 | 27/11/2026

Rama zbardh diskutimet nga Samiti: Shqipëria merr 15% fonde shtesë nga Plani i Rritjes

Kryeministri Edi Rama këtë të premte po zhvillon një konferencë për mediat me komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor për...
12:35 | 27/11/2026

Hapen arkivat! Pse Ismail Qemali u vendos në krye të lëvizjes që krijoi shtetin shqiptar?

I ftuar këtë të premte në Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, historiani Dritan Egro ka zbërthyer arsyet se pse Ismail Qemali u vendos në...
10:54 | 27/11/2026