3 operacione në Fier dhe Lushnje, 4 në pranga dhe 1 në kërkim! Gjenden armë e maska të dyshuara se janë përdorur në krime

27 Nëntor 2026 | 12:41

Tre operacione janë finalizuar mbrëmjen e djeshme në Fier dhe Lushnje, ku janë arrestuar katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë S. M., 42 vjeç, Z. T., 60 vjeç, E. T., 25 vjeç (babë e bir), dhe M. B., ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi L. B., 32 vjeç.

Këta persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve të gjahut dhe armëve të zjarrit, të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale, si dhe për posedim të lëndëve narkotike.

Në Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 42 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas qarkullonte me lëndë narkotike kokainë, drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, gjatë kontrollit, iu gjetën dy maska silikoni, që dyshohet se do t’i përdorte për të kryer veprimtari kriminale.

Në Fier, gjatë fazës së dytë të operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga dy shtetasit Z. T., 60 vjeç, dhe E. T., 25 vjeç (babë e bir), të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (një kallashnikov dhe një pistoletë), një armë gjahu, municion luftarak dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Ndërsa në Lushnje, gjatë fazës së tretë të operacionit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin M. B. dhe shpallën në kërkim shtetasin L. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnje (babë e bir).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, pas një hetimi disa javor, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri kallashnikovë, municion luftarak dhe një armë gjahu.

Paraprakisht, dyshohet se këto armë janë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Armët e zjarrit të sekuestruara në Lushnje dhe Fier do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit L. B., të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kos: Traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në 2028-ën! Rama: S’ka datë fikse, ne do të bëjmë detyrat

E pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha mbi një datë konkrete për përmbylljen e pritjes mbi 3 dekada të shqiptarëve për tu anëtarëduar...
13:13 | 27/11/2026

Shiroka Pula takon Begajn në Ohër: Asgjë nuk i ndan Kosovën dhe Shqipërinë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, në Ohër. Takimi është zhvilluar në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni,...
12:53 | 27/11/2026

“2027-a, viti i Shqipërisë”, Rama: Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra, por të përmbushim detyrat në maksimum

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria shqiptare ka një vizion të qartë për vitin 2027, duke e cilësuar përmbushjen e detyrave të integrimit europian...
12:44 | 27/11/2026