Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Kuriozitete Life Style

Pe disa njerëz nuk publikojnë kurrë në rrjetet sociale?

Share Share Icon
Asnjë postim, asnjë histori, e megjithatë të pranishëm kudo. “Fantazmat e rrjeteve sociale” janë njerëzit që përdorin platformat sociale pa u ekspozuar, ndërsa heshtja e tyre zbulon shumë më tepër nga sa mund të mendohet.

Sipas një studimi të brendshëm të Facebook, rreth 71% e përdoruesve kishin shkruar të paktën një postim që më pas nuk e kishin publikuar. Kjo formë e autocensurës dixhitale pasqyron shqetësimin që shumë njerëz ndiejnë ndaj ekspozimit në internet.

Por ekziston edhe një kategori tjetër: njerëzit që nuk publikojnë asnjë fotografi, asnjë histori dhe ndonjëherë nuk lënë asnjë pëlqim. Ata nuk janë domosdoshmërisht antisocialë, por thjesht i përdorin rrjetet sociale në një mënyrë tjetër.

Shpesh janë vëzhgues të vëmendshëm, që njohin tendencat dhe debatet në internet më mirë se ata që publikojnë çdo ditë. Ky fenomen njihet si “lurking”, ose pjesëmarrje e heshtur.

Pse disa njerëz nuk postojnë kurrë?

Një nga arsyet kryesore është frika nga gjykimi. Publikimi i një fotografie apo mendimi nënkupton ekspozimin ndaj miqve, kolegëve, familjarëve dhe të panjohurve. Për shumë njerëz, mundësia që përmbajtja të komentohet, të kritikohet apo të injorohet është pengesë për të postuar.

Një tjetër arsye është mbrojtja e privatësisë. Pasi publikohet në internet, një material mund të qarkullojë përtej audiencës së synuar, edhe kur janë vendosur kufizime. Një fotografi mund të shpërndahet apo një deklaratë të nxirret jashtë kontekstit vite më vonë.

Pasiguria dhe perfeksionizmi ndikojnë gjithashtu. Disa njerëz mendojnë se nuk janë mjaftueshëm interesantë apo fotogjenikë. Shpenzojnë kohë duke përgatitur një postim, për ta fshirë më pas.

Për të tjerë, bëhet fjalë thjesht për mungesë dëshire. Prania e vazhdueshme në rrjetet sociale kërkon kohë dhe energji mendore. Ata preferojnë të informohen dhe të komunikojnë privatisht, pa e vendosur veten në qendër të vëmendjes.

Heshtja dixhitale, liri apo mbrojtje?

Për shumë njerëz, mospublikimi është një formë lirie, që i çliron nga konkurrenca për pëlqime, shikime dhe krahasimet e vazhdueshme.

Përjetimi i një koncerti, darke apo udhëtimi pa menduar për fotografinë perfekte mund t’i ndihmojë të jenë më të pranishëm dhe të përqendruar te marrëdhëniet reale.

Megjithatë, për disa, heshtja dixhitale është një mburojë ndaj ankthit social dhe frikës nga gabimet. Nëse frika e ekspozimit shtrihet edhe në jetën reale, duke çuar në shmangien e kontakteve dhe bisedave, ajo mund të jetë një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar.

Fakti që një partner apo mik nuk publikon fotografi të përbashkëta nuk nënkupton mungesë përkushtimi. Ai mund të ketë vendosur thjesht që jeta e tij personale të mos shndërrohet në përmbajtje për rrjetet sociale.

Nuk ekziston asnjë detyrim për të publikuar. Vlera e marrëdhënieve nuk matet me historitë e shpërndara në internet, ashtu si vlera e një individi nuk matet me numrin e postimeve. / Grazia

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Antverp, surpriza e një fundjave në Belgjikë

Brukseli dhe Brugges janë shpesh ndalesat e para të një udhëtimi në Belgjikë. Nga ana tjetër, Antverp mbetet disi në hije, dhe pikërisht këtu qëndr...

5 days më parë 4 Min Lexim

IA po ndryshon mënyrën si rezervohen udhëtimet

Inteligjenca artificiale po bëhet pikënisja për kërkimin dhe planifikimin e udhëtimeve, ndërsa disa udhëtarë po e përdorin edhe për të rezervuar. P...

7 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!