Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “E mbajti për krahu Liridonën që të qëllohej pa gabuar”/ Detaje të reja nga gjyqi, zbardhet roli i Naim Murselit në vrasjen e gruas

    Rregullat të reja për blegtorinë nga gushti 2027, detyrime edhe për importuesit e viçave

    Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “E mbajti për krahu Liridonën që të qëllohej pa gabuar”/ Detaje të reja nga gjyqi, zbardhet roli i Naim Murselit në vrasjen e gruas
    Kosovë

    “E mbajti për krahu Liridonën që të qëllohej pa gabuar”/ Detaje të reja nga gjyqi, zbardhet roli i Naim Murselit në vrasjen e gruas

    November 27, 2026

    Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Bërnicë të Prishtinës, teksa ndodhej në automjet me bashkëshortin e saj, Naim Murselin, dhe dy fëmijët e tyre. Për këtë krim, Murseli dhe dy të akuzuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Gjykata e Apelit në Kosovë ka lënë në fuqi dënimet ndaj të treve, duke konfirmuar burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe dënimin me 30 vite burg për Kushtrim Kokallën.

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi Kosovën, përmes arsyetimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka zbardhur rolin e secilit prej të dënuarve në ekzekutimin e Liridona Ademajt, si dhe rrethanat në të cilat u krye vrasja.

    Sipas gjykatës, Naim Murseli e ka mbajtur bashkëshorten për krahu në momentin e ekzekutimit, në mënyrë që Granit Plava ta qëllonte me armë zjarri pa rrezikuar të humbiste shënjestrën.

    “Naim Murseli e ka mbajtur me dorë tani të ndjerën, duke e kapur për krahu, krejt kjo me qëllim që e shtëna me armë të jetë e saktë”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit.

    Sipas vendimit, Plava e ka qëlluar Liridonën me një plumb, i cili i shkaktoi vdekjen. Apeli e ka konsideruar këtë veprim pjesë të planifikimit të detajuar të krimit nga të akuzuarit.

    Në arsyetimin e vendimit, gjykata ka evidentuar edhe disa rrethana rënduese, ndër të cilat fakti se vrasja u krye në praninë e dy fëmijëve të viktimës.

    Një tjetër element që është marrë në konsideratë ka qenë sjellja e të dënuarve pas krimit. Sipas Apelit, ata kanë vijuar aktivitetet e tyre të zakonshme, përfshirë frekuentimin e lokaleve, pa shfaqur shenja dhimbjeje apo pendimi për vrasjen e Liridona Ademajt.

    “Sjelljet e të akuzuarve para dhe pas kryerjes së veprës penale, ku para kryerjes së veprës penale të akuzuarit e bëjnë planifikimin e detajuar se si ta privojnë nga jeta tani të ndjerën, ndërsa, pas kryerjes së veprës penale, të akuzuarit vazhdojnë me aktivitetet e tyre edhe të argëtimit, duke shkuar në lokale, pra, pa treguar aspak dhimbje për tani të ndjerën”, thuhet në vendimin e Apelit.

    Megjithatë, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë dhe të përfaqësuesit të familjes së Liridona Ademajt për ashpërsimin e dënimit ndaj Kushtrim Kokallës dhe shqiptimin e burgimit të përjetshëm edhe për të.

    Në arsyetimin e saj, gjykata ka theksuar se Kokalla është dënuar për ndihmë në kryerjen e vrasjes dhe se legjislacioni parashikon trajtim më të butë ndëshkimor për personat që ndihmojnë në kryerjen e një vepre penale, krahasuar me autorët e drejtpërdrejtë.

    Me vendimin e Gjykatës së Apelit, të tre dënimet mbeten të pandryshuara: Naim Murseli dhe Granit Plava do të vuajnë burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burg.

    Aktgjykimi i Apelit mban datën 29 tetor 2026, ndërsa u bë publik më 23 nëntor 2026. Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur vendimin fillestar më 6 korrik 2026.

    detaje gjyqi Liridona Ademaj naim murseli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “E mbajti për krahu Liridonën që të qëllohej pa gabuar”/ Detaje të reja nga gjyqi, zbardhet roli i Naim Murselit në vrasjen e gruas

    November 27, 2026

    Rregullat të reja për blegtorinë nga gushti 2027, detyrime edhe për importuesit e viçave

    November 27, 2026

    Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

    November 27, 2026

    OKB ngre alarmin: Uria kërcënon 16 zona në botë, rrezik për krizë të rëndë humanitare

    November 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.