Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, në kuadër të operacionit “Siguria”, të zhvilluar në tri faza në Fier dhe Lushnjë. Gjatë kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, janë sekuestruar 4 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, 2 maska silikoni dhe një përforcues grushti.