Në prag të 28 dhe 29 Nëntorit, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shpërndarë flamuj kuqezi për nxënësit në shkolla të ndryshme të vendit, duke iu bashkuar atmosferës së festave kombëtare.

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga kjo nismë, të shoqëruara me mesazhin “Flamuri që na bashkon!”.

“Dashuria për atdheun dhe flamurin kombëtar, si dhe krenaria për simbolet tona, kultivohen që në fëmijëri”, thuhet në mesazhin e Policisë së Shtetit.

Përmes kësaj nisme, policia ka përcjellë edhe mesazhin e angazhimit të saj për sigurinë e fëmijëve dhe krijimin e një mjedisi të qetë ku ata të mësojnë dhe të rriten.