Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë vendit (VIDEO)
Një moment të sikletshëm përjetuan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, gjatë një telefonate me ushtarë amerikanë që shërbejnë jashtë vendit, në kuadër të festimeve për Ditën e Falenderimeve, kur presidenti amerikan i drejtoi njërit prej tyre një pyetje jo fort të zakonshme.
Në një moment, Trump u përpoq të përfshinte në bisedë edhe bashkëshorten e tij, e cila ndodhej pranë tij.
“Nëse keni diçka për të pyetur, ose nëse ndonjëri nga dhjetë personat që keni pranë ka ndonjë pyetje, ne kemi këtu Zonjën tonë të Parë të mrekullueshme, e cila po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh presidenti amerikan.
Pasuan disa sekonda heshtje, përpara se koordinatori i telefonatës të përgjigjej: “Zoti President, nuk mendoj se kemi ndonjë pyetje për momentin”.
Më pas, republikani iu drejtua, sipas PBS NewsHour, një piloti të Forcave Ajrore Amerikane që shërben jashtë vendit dhe e pyeti nëse do ta shkëmbente karrierën ushtarake me një jetë luksoze në një apartament nën çati në Nju Jork, duke pasur pranë një grua të bukur si Melania.
“A do ta shkëmbeje këtë jetë, duke fluturuar me këta avionë të bukur që i do aq shumë?”, e pyeti presidenti amerikan, duke shtuar: “Është një pyetje e vështirë, ki kujdes çfarë përgjigjeje do të japësh!”.
Piloti e refuzoi propozimin hipotetik të Trump, duke shpjeguar se dashuria e tij për avionët daton që nga fëmijëria dhe se nuk do ta shkëmbente ëndrrën e tij me asnjë nga lukset që i përshkroi presidenti.
Gjatë telefonatës, Trump shprehu gjithashtu pritshmërinë se do të ketë një bashkëpunim konstruktiv me demokratët, të cilët pritet të marrin shumicën në Kongres, por theksoi se nuk do të hezitojë të përdorë të drejtën e vetos.
“Thjesht do të vendosim veto, veto, veto, derisa të kemi një legjislacion që të jetë i shkëlqyer për të gjithë”, deklaroi ai.
Megjithatë, Trump shprehu shpresën se do të arrijë të bashkëpunojë me demokratët për çështje të caktuara.
“Kam ndjesinë se në fund do të kemi një marrëdhënie bashkëpunimi dypartiak me demokratët, përmes së cilës do të mund të trajtojmë shumë çështje të ndryshme, përfshirë kujdesin shëndetësor. Ndoshta do të arrijmë më shumë sesa do të arrinim përmes mënyrës më tradicionale”, u shpreh presidenti amerikan.
Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave
OKB-ja: Kriza ushqimore pritet të përkeqësohet në 16 vende, Sudani dhe Jemeni më të rrezikuarit
Gripi i shpendëve po përhapet me ritmin më të ngadaltë në Evropë që nga 2020-ta
- 13:13 Kos: Traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në 2028-ën! Rama: S’ka datë fikse, ne do të bëjmë detyrat
- 13:04 Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave
- 12:53 Shiroka Pula takon Begajn në Ohër: Asgjë nuk i ndan Kosovën dhe Shqipërinë
- 12:52 Marta Kos: Shqipëria mund të hyjë në BE deri në vitin 2030, negociatat mund të mbyllen vitin e ardhshëm
- 12:44 “2027-a, viti i Shqipërisë”, Rama: Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra, por të përmbushim detyrat në maksimum
- 12:41 3 operacione në Fier dhe Lushnje, 4 në pranga dhe 1 në kërkim! Gjenden armë e maska të dyshuara se janë përdorur në krime