Vinçesk Piroli dhe Kristjan Ymeri mund të jenë përfshirë në një sërë vrasjesh me pagesë. Sipas Prokurorisë, vrasja e punonjësit të policisë, Frrok Lleshaj, nuk është vetmja për të cilët dyshohen. Një tjetër ngjarje që mund të ketë autorësinë e tyre është regjistruar në Shkodër, teksa në total, bëhet fjalë për 5 vrasje me pagesë.