Përplasja mes Manuel Neuer dhe bashkëshortes së tij, Anika Bissel, po tërheq vëmendjen e mediave gjermane. Kjo e fundit ka publikuar mesazhe të ashpra në rrjetet sociale, mes aludimeve se portieri i Bayern Munich e ka tradhtuar gjatë shtatzënisë.
“Nuk është turp të jesh gruaja që është tradhtuar. Turp është të jesh burri që shkatërron familjen, traumatizon fëmijët dhe bashkëshorten për shkak të një tradhtareje dhe më pas fajëson të tjerët për dëmin që ka shkaktuar vetë”, – shkruan Anika.

Më tej, ajo shton: “Të tradhtosh një grua shtatzënë është një nivel krejt tjetër ligësie. Ky nuk është një gabim, por zgjedhje egoiste, mizore dhe pa respekt. Ajo mban fëmijën tënd në bark, përballet me vështirësitë e shtatzënisë, ndërsa ti i kushton vëmendje dikujt tjetër. Nëse je i aftë të tradhtosh gruan që mban fëmijën tënd, sidomos kur ajo ka më shumë nevojë për ty, të mungon jo vetëm besnikëria, por edhe dinjiteti njerëzor”.

Sipas gazetës “Bild”, Neuer i kishte komunikuar Anikës synimin për t’u ndarë disa javë pas lindjes së fëmijës së dytë të çiftit. Polemika u shtua pas publikimit të fotografive në Brazil, ku portieri 40-vjeçar u shfaq me një 23-vjeçare, të identifikuar nga “Bild” si fizioterapiste. Në tetor, të dy kishin kaluar disa ditë së bashku në Sicili.
Edhe këshilluesja martesore Ruth Marquardt kritikoi Neuer, duke deklaruar se ai nuk mund t’i braktisë bashkëshorten dhe fëmijët në periudhën pas lindjes. Postimi i saj mori edhe pëlqimin e Lina Kimmich, bashkëshortes së Joshua Kimmich.







