Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Life Style Udhetim

Riviera shqiptare mes destinacioneve që turistët këshillohen të shmangin në 2027

Share Share Icon
Riviera shqiptare është renditur mes tetë destinacioneve në botë që turistët këshillohen të shmangin gjatë vitit 2027, sipas listës vjetore “No List” të platformës së njohur të udhëtimeve Fodor’s Travel, për shkak të shqetësimeve në rritje mbi turizmin masiv, urbanizimin dhe dëmtimin e mjedisit.

Ndërsa fundi i vitit shoqërohet tradicionalisht me publikimin e listave të destinacioneve më të rekomanduara për udhëtime, prej gati një dekade Fodor’s Travel ndjek një qasje të ndryshme, duke identifikuar vendet ku fluksi i lartë i turistëve po ushtron presion mbi komunitetet lokale dhe burimet natyrore, shkruan Time Out.

Në listën e vitit 2027, krahas Rivierës shqiptare, përfshihen destinacione të njohura ndërkombëtare, si Bregdeti i Amalfit në Itali, Edinburgu në Skoci, Bali në Indonezi dhe Kioto në Japoni.

Sipas Fodor’s Travel, Riviera shqiptare po përjeton një zhvillim masiv të strukturave hoteliere përgjatë vijës bregdetare, për të përballuar fluksin e turistëve gjatë sezonit veror. Ndërkohë, ndërtimi i resorteve luksoze në zona me pasuri të mëdha natyrore po ngre shqetësime për urbanizimin dhe dëmtimin e ekosistemeve.

Shqipëria ishte përfshirë edhe në fund të vitit 2025 në listën e Time Out për destinacionet në zhvillim më të rrezikuara nga turizmi masiv.

Asokohe, Elton Caushi, themelues i operatorit turistik Albanian Trip, rekomandonte vizitat jashtë sezonit të pikut dhe qëndrimin në qyteza më të qeta e zona rurale.

Problemet e turizmit masiv

Në Edinburg, Fodor’s Travel evidenton mungesën e banesave, rritjen e kostos së jetesës dhe transformimin rrënjësor të lagjeve, që po përshtaten gjithnjë e më shumë me nevojat e turistëve, në kurriz të banorëve vendas.

Qyteti prezantoi gjatë verës së vitit 2026 një taksë turistike, të parën e këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, sipas Fodor’s Travel, vendosja e një takse nuk redukton automatikisht numrin e vizitorëve dhe as nuk parandalon mbipopullimin e qendrës historike.

Bali, që ishte përfshirë edhe në listën e vitit 2025, është rikthyer në renditjen e vitit 2027. Menaxhimi i mbetjeve dhe ndotja janë shndërruar në probleme serioze për ishullin indonezian, duke cenuar imazhin e tij si një destinacion parajsor.

Tetë destinacionet që turistët këshillohen të shmangin në vitin 2027, sipas Fodor’s Travel:

  • Riviera shqiptare, Shqipëri

  • Bregdeti i Amalfit, Itali

  • Bali, Indonezi

  • Korsika, Francë

  • Edinburgu, Skoci

  • Kioto, Japoni

  • Ngorongoro, Tanzani

  • Sedona, SHBA

/ Time Out

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Antverp, surpriza e një fundjave në Belgjikë

Brukseli dhe Brugges janë shpesh ndalesat e para të një udhëtimi në Belgjikë. Nga ana tjetër, Antverp mbetet disi në hije, dhe pikërisht këtu qëndr...

5 days më parë 4 Min Lexim

IA po ndryshon mënyrën si rezervohen udhëtimet

Inteligjenca artificiale po bëhet pikënisja për kërkimin dhe planifikimin e udhëtimeve, ndërsa disa udhëtarë po e përdorin edhe për të rezervuar. P...

7 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!