Moti i keq- Përmbytet rruga “Kosova” në Vlorë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve
Aktualitet | 1 minutë më parë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugën “Kosova”, pranë Universitetit të Vlorës, ku një sasi e konsiderueshme uji ka mbuluar një pjesë të aksit rrugor.
Situata ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa edhe këmbësorët po hasin probleme për të lëvizur në këtë zonë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



