Barcelona e Hansi Flick ‘ka alergji’ nga barazimet, e dhëna kurioze e kampionëve të Spanjës
Burnley po përjeton një sezon tejmase të vështirë. Skuadra ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka vendosur rekordin më të padëshiruar në futbollin anglez.
The Clarets pas humbjes në ndeshjen me Birmingham City, u bë skuadra me më shumë ndeshje pa fitore në fushën e tij. Në fakt, kanë kaluar plot 404 ditë që nga fitorja e fundit që Burnley regjistroi përpara tifozëve të tij, në stadiumin Turf Moor.
Dhe të mendosh që vetëm në sezonin 2024/25, Burnley vendosi rekordin për numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol në një sezon me 46 ndeshje si dhe për atë me numrin më të ulët të golave të pësuar, 16 në 46 ndeshje.
Në sezonin aktual, Burnley pozicionohet në vendin e parafundit në Championship(Divizioni i Dytë) me 11 pikë pas 17 ndeshjeve të zhvilluara dhe po përballet me rrezikun e një rënie nga kategoria për të dytin vit radhazi.
Top Channel