Bien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për shkak të kambanave të kishës
Këmbanat e një kishe kanë përçarë qytetin La Garnache në Francën perëndimore lidhur me përpjekjet për të heshtur kambanat, të cilat bien gjithë natën.
Që nga viti 1942, kulla e orës së ‘Notre-Dame de l’Assomption’ ka tingëlluar një himn të shekullit të tetë çdo 15 minuta ditë e natë. Midis orës 22:00 dhe 07:00 të mëngjesit, kambanat bien 37 herë, duke arritur në më shumë se 700 kambana individuale.
Tradicionalistët e qytetit thonë se tingulli është pjesë e trashëgimisë kulturore të Francës dhe akuzojnë të ardhurit se nuk kanë bërë kërkime para se të zhvendosen në qytet. Ata që jetojnë afër tij thonë se e tëra që duan është një gjumë i mirë natën.
Tani një përpjekje për të heshtur kambanat ka dështuar. Një votim për të vendosur fatin e tyre rezultoi në pjesëmarrjen e vetëm 749 banorëve nga 5,515 banorë të qytetit, nga të cilët tre të katërtat votuan që kambanat të vazhdojnë të bien.
“Bashkia e qytetit e ka vënë re rezultatin dhe falënderon të gjithë ata të La Garnache që morën pjesë”, thanë zyrtarët në një deklaratë.
Gjashtë kambanat u instaluan në shtator të vitit 1942. Ato luajnë një himn të kompozuar nga Saint Louis-Marie Grignion de Montfort, një prift breton i cili në vitin 1711 kaloi nëpër La Garnache, në jugperëndim të Nantes.
Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë vendit (VIDEO)
Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave
OKB-ja: Kriza ushqimore pritet të përkeqësohet në 16 vende, Sudani dhe Jemeni më të rrezikuarit
- 13:46 Prokuroria i përcaktoi Jakup Krasniqit 16 kushte ekstreme për të vizituar gruan e sëmurë
- 13:45 SPAK sjell komunikimet e Sky ECC në gjyqin për vrasjen e Jan Prengës, zbardhen bisedat mes Rexhepit, Hajrit dhe Funiqit
- 13:42 Reshjet e shiut sjellin prezencë uji dhe trafik të rënduar në disa akse të Vlorës (VIDEO)
- 13:27 Ministri Demo takim me drejtuesen e EUDA-s: Bashkëpunim europian për të goditur trafikun e drogës
- 13:20 Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë vendit (VIDEO)
- 13:13 Kos: Traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në 2028-ën! Rama: S’ka datë fikse, ne do të bëjmë detyrat