E premte, 27 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Politikë

“SPAK ka nisur hetim për dhunën policore dhe rolin e Skënder Hitajt”- Erald Kapri: Drejtori i Policisë jep urdhra për sjelljen e efektivëve në protestë

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar se SPAK ka nisur hetimet për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës, si dhe për rolin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga organi i akuzës, Kapri e cilësoi këtë zhvillim si një lajm të mirë për drejtësinë dhe protestuesit, duke e lidhur edhe me vendimin e një dite më parë të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e aktit normativ.

“Lajm i mirë është që Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim për dhunën policore dhe për  rolin e drejtorit të përgjithshëm në raport me dhunën barbare që është ushtruar në protestë. Ky është lajm dyfish i mirë pas vendimit të GJK ditë e djeshme ku u vendos pezullimi i aktit normativ. Fakti që SPAK nis hetim ndaj drejtuesit më të lartë të policisë ky është lajm i mirë për drejtësinë, por edhe për protestuesit. I bëj thirrje që nesër të dalin në protestë sepse ky është nëntori i tretë.  Kemi kallëzuar drejtorin e policisë, i cili ushtron detyrën dhe jep urdhrat për sjelljen e punonjësve të policisë”, deklaroi ndër të tjera Kapri.

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *