Aksident i shumëfishtë në Zvicër, përplasen 37 automjete në autostradë, 10 të plagosur
Shtetësia serbe e dhënë djalit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov ka rikthyer vëmendjen te praktika e Beogradit për pajisjen me pasaporta të personave të lidhur me regjimin rus.
Sipas një investigimi të përmendur nga gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), të paktën 200 shtetas rusë kanë marrë dokumente serbe që nga viti 2022.
Mes tyre është edhe Ali Ramzanoviq Musajev, djali i Kadyrovit, i cili ka marrë shtetësinë serbe me arsyetimin e “shërbimeve të jashtëzakonshme” ndaj Serbisë. Vendimi është nënshkruar në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri në largim, Gjuro Macut. Sipas raportimit, mbiemri i tij është ndryshuar nga Kadyrov në Musajev.
Rasti u bë publik nga fondacioni i drejtuar më parë nga opozitari rus Alexei Navalny, ndërsa informacioni u konfirmua edhe nga mediat serbe.
Sipas të njëjtit fondacion, djali i Kadyrovit nuk është rasti i vetëm. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, dhjetëra persona të lidhur me elitën politike dhe ekonomike ruse, si dhe familjarë të tyre, dyshohet se kanë përfituar shtetësinë serbe. Në listë përmenden të afërm të oligarkëve çeçenë, anëtarë të partisë së Putinit “Rusia e Bashkuar”, zyrtarë të Gazprom Bank dhe përfaqësues të industrisë ushtarake ruse.
Në prill u zbulua se edhe një tjetër i afërm i Kadyrovit kishte marrë shtetësi serbe në rrethana të ngjashme. Pas kritikave publike, vendimi u anulua nga autoritetet serbe, të cilat iu referuan ligjit që lejon heqjen e shtetësisë në rast se personi përbën rrezik për sigurinë publike.
Megjithatë, FAZ vë në pikëpyetje arsyetimin e autoriteteve, duke ngritur pyetjen se si një person i vlerësuar fillimisht për “merita të jashtëzakonshme” ndaj Serbisë mund të konsiderohet rrezik për sigurinë vetëm pak ditë më vonë.
Top Channel