Era e fortë në Fier, rrëzohet depozita 5-tonëshe e ujit nga tarraca e një pallati 8-katësh
27/11/2026 14:04
Një depozitë uji me kapacitet 5 tonë është rrëzuar nga taraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” në Fier, si pasojë e erës së fortë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona në afërsi, duke shmangur kështu një incident me pasoja të mundshme të rënda.
Ndërkohë, Policia Bashkiake po monitoron situatën dhe po koordinon punën me Ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe Parqeve pranë Bashkisë Fier për largimin e depozitës dhe eliminimin e çdo rreziku të mundshëm.
Top Channel