Mentor Kikia: Qeveria nuk do rrëzohet nesër edhe pse ky është qëllimi i protestës
Gazetari Mentor Kikia në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me protestën kombëtare që është paralajmëruar të mbahet të shtunën më 28 nëntor. Kikia gjatë fjalës së tij vlerësoi protestën, por shtoi se nuk pret një rrëzim të qeverisë.
“Ky pompimi si nëntori i tretë e të tjerë e të tjerë, është një çështje marketingu publik kjo që kërkon të motivojë sa më shumë qytetarë. Mund të ketë ndonjë koreografi simbolesh kombëtare që gjithsesi i shkon për shtat ditës së festës dhe ndërthurjes së saj me protestën.
Është padyshim një ngjarje me rëndësi të madhe politike pasi në një farë mënyre unë besoj që në kuadër të protestës do të shënojë një pjesëmarrje më të madhe për të rienergjizuar disi më shumë protestën qytetare e cila ditët e fundit Është tkurr në mënyrë simbolike por ka vazhduar ta mbajë gjallë këtë reagim.
Të mbajë gjallë zjarrin ndezur për të vazhduar si të thuash të jetë dera e hapur e këtij institucioni. Pasi protestat tashmë për mua është institucioni më i rëndësishëm politik pavarësisht se sa njerëz kanë në rrugë.
Ajo është më e madhe sesa ata njerëzit që janë në rrugë. Është shumë njerëz të cilët edhe pse nuk dalin aty janë të solidarizuar me protestuesit dhe secili proteston sipas mënyrës së vetë. Por këto pritshmëritë që kjo është dita finale, dorëzohet qeveria më thashë, unë nuk besoj. Protesta sado e madhe që të jetë qeveria tashmë i ka kaluar të dyja provat që nuk bie përmes protestës.
Protesta ishte paqësore në shesh. ajo e flamingove ishte shumë masive dhe qeveria nuk ra thjesht vazhdoi punën e saj. U tha protestuesve ju në rrugë ne në zyrë dhe vazhdojmë punën. Përkundrazi e talli, e bulllizoi, e përqeshi. Erdhi protesta e dhunshme me përplasjet masive, zjarret, djegiet, dëmet,dhunën herë nga protestuesit dhe herë më shumë nga policia.
Qeveria sërish nuk ra dhe padyshim nuk do të beri nesër, por protesta në vetvete besoj që është e ka përmbushur dhe është duke përmbushur misionin e saj”, tha ai.
Reshjet e shiut sjellin prezencë uji dhe trafik të rënduar në disa akse të Vlorës (VIDEO)
Ministri Demo takim me drejtuesen e EUDA-s: Bashkëpunim europian për të goditur trafikun e drogës
Kos: Traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në 2028-ën! Rama: S’ka datë fikse, ne do të bëjmë detyrat
- 14:14 Marta Kos për Euronews Albania: Qeveria duhet të hartojë ligj të ri për investimet strategjike
- 14:04 Begaj nga Ohri: Integrimi në BE, domosdoshmëri për sigurinë e Evropës, Shqipëria synon anëtarësimin në 2030
- 13:58 Bien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për shkak të kambanave të kishës
- 13:46 Prokuroria i përcaktoi Jakup Krasniqit 16 kushte ekstreme për të vizituar gruan e sëmurë
- 13:45 SPAK sjell komunikimet e Sky ECC në gjyqin për vrasjen e Jan Prengës, zbardhen bisedat mes Rexhepit, Hajrit dhe Funiqit
- 13:42 Reshjet e shiut sjellin prezencë uji dhe trafik të rënduar në disa akse të Vlorës (VIDEO)