Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe përfaqësues të partisë së tij depozituan këtë të premte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 107 mijë firma, përmes të cilave kërkojnë referendum për shfuqizimin e paketës së maleve dhe investimeve strategjike. Sot po depozitojmë 107 mijë firma të mbledhura nga qytetarët shqiptarët. Janë 107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum për të shfuqizuar paketën e maleve dhe investimeve strategjike. Qytetarët shqiptarë duan që të mbahet një referendum ku ata të ushtrojnë të drejtën kushtetuese dhe të vendosin vetë për vetën e vetë dhe për vendin tonë. Këtu dy ligje janë dëshmi e qartë e hajdutërisë nga klasa që e sundon. Tashmë qytetarët kanë shprehur vullnetin që ne po e depozitojmë në KQZ për të shfuqizuar këto ligje Lapaj i cilësoi dy ligjet si dëshmi të asaj që ai e quajti “hajdutëri të klasës që e sundon vendin”.