Top News – Begaj shtrëngon duart me Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria e Kosova duhet të jenë bashkë
27/11/2026 14:18

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Begaj e uroi Presidenten Shiroka-Pula për detyrën e re, duke shprehur besimin se eksperienca e saj akademike dhe profili i saj politik dhe njerëzor do të kontribuojnë në përfaqësimin me dinjitet të Kosovës dhe në forcimin e institucioneve të saj. Kreu i shtetit u shpreh gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë për të çuar përpara agjendën e përbashkët kombëtare, me anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një nga objektivat kryesorë. Ai theksoi se të dy presidentët duhet të jenë bashkë si faktorë përbashkues dhe përfaqësues dinjitozë të shqiptarëve, duke promovuar vlerat, interesat dhe aspiratat e tyre në hapësirën ndërkombëtare. Për sa i përket procesit të integrimit evropian, Presidenti Begaj deklaroi se Kosova meriton një qasje të re nga Bashkimi Evropian, duke siguruar se Shqipëria do të vijojë të mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë. Presidenti Begaj përcolli mbështetjen e plotë të Shqipërisë për hapat ligjorë të autoriteteve të Kosovës, të drejtën kushtetuese për nismat ligjore mbi Dhomat e Specializuara dhe në konsultim me partnerët.

Top Channel/ Lapaj 107 mijë firma në KQZ për referendum: Kërkojmë shfuqizimin e…
27/11 14:23
Top News-Lapaj dorëzon 107 mijë firma në KQZ: Shfuqizim Paketës së Maleve e Investimeve Strategjike
27/11 14:21
Top Channel/ Rrëzohet depozita 5-tonëshe e ujit nga taraca e një pallati 8-katësh në Fier
27/11 14:20
Top News – Begaj shtrëngon duart me Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria e Kosova duhet të jenë bashkë
27/11 14:18
Top News – Rama: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor
27/11 14:15
Top News – Rama: Në 2027 qytetarët do të kenë tarifa të reduktuara të Roaming
27/11 14:15
Top News – Rama-2027 do të jetë viti i Shqipërisë, ska si të jetë viti i dikujt tjetër
27/11 14:15
Top News – Rama: Bashkimi Europian nuk ka date të përcaktuar, s’është arsimim
27/11 14:14
Top News – Rama: Jemi të parët nga Ballkani Perëndimor në procesin e integrimit
27/11 14:14
Top News – Rama: Unë vazhdoj me sloganin e Loro Boriçit, puna jonë do na nxjerrë në dritë
27/11 14:14
Top News -‘Kuvendi s’është pronë e Ramës’, Bardhi: Manja, Balla e Hasalla do përgjigjen para ligjit
27/11 14:01
Top News- Kërcënohet me tritol ndërtuesi/Shkodër, lënda plasëse u gjend e pashpërthyer
27/11 13:51
Top News – Halit Valteri në krye të IMT. U emërua nga Veliaj, zëvendëson Rigers Sheqerin
27/11 13:29
Top News- Përjashtimi i Bardhit dhe Balliut/Administrativja rrëzon vendimin e Etikës për deputetët
27/11 13:29
Top Channel/ Reshjet e shiut në Vlorë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
27/11 13:27
Top News – Vrasja e policit, zgjerohet hetimi. Piroli dhe Ymeri dyshohen për 5 vrasje me pagesë
27/11 13:23
Top News – Gati për atentat. Katër të arrestuar në Fier, kapen 6 armë zjarri
27/11 12:59
Top Channel/ Shi dhe dëborë/ Moti në fundjavë do jetë i paqëndrueshëm
27/11 12:38
Top Channel/ Samiti i Planit të rritje, liderët e rajonit në tryezë me Marta Kos
27/11 12:36
Top Channel/ Qazim Mulleti përtej komedisë, Ylli Pepo sjell dokumente dhe dëshmi për ish-prefektin
27/11 12:31