Marta Kos: Polarizimi politik dhe mungesa e dialogut janë shqetësim, të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për integrimin
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar ndikimin e polarizimit politik në Shqipëri në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por mungesa e dialogut dhe e bashkëpunimit mes palëve përbën një problem.
Në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Mirela Milori, Kos u shpreh se është e rëndësishme që të gjitha palët politike të gjejnë një terren të përbashkët dhe të angazhohen në procesin e integrimit.
“Jo, ndryshimet në mendimet politike janë pjesë e çdo demokracie. Ajo që është e rëndësishme është që të ketë një interes të vërtetë nga të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të gjetur një terren të përbashkët”, deklaroi Kos.
Ajo kujtoi se mungesa e dialogut politik është evidentuar edhe në Raportin e Zgjerimit të Komisionit Europian për këtë vit, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve në reformat që lidhen me anëtarësimin.
“Ne e kemi ngritur çështjen e mungesës së dialogut politik në Raportin tonë të Zgjerimit për këtë vit, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që ata që preken nga reformat që janë bërë, dhe kjo është në fakt e gjithë popullsia juaj, të përfshihen në proces”, tha komisionerja.
Kos theksoi gjithashtu rëndësinë e konsultimeve publike dhe dëgjimit të organizatave të shoqërisë civile, si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës.
E pyetur nga Mirela Milori për situatën brenda Partisë Socialiste dhe përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, komisionerja tha se i kishte vënë re dallimet gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian.
Sipas saj, problemi për demokracinë nuk është ekzistenca e mendimeve të ndryshme, por mungesa e komunikimit dhe e bashkëpunimit.
“Ajo që nuk është e mirë për asnjë demokraci është që të mos flitet me njëri-tjetrin. Siç e kam thënë, nuk pres që të gjithë të kenë të njëjtin mendim”, u shpreh Kos.
Ajo shtoi se parlamenti duhet të jetë vendi ku mazhoranca dhe opozita bashkohen për të diskutuar dhe kontribuar në procesin e integrimit.
“Anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar i gjithë Shqipërisë. Pra, pres që të gjithë, madje ndonjëherë edhe duke mos rënë dakord, të punojnë për këtë rrugë”, deklaroi komisionerja europiane.
Marta Kos për Euronews Albania: Qeveria duhet të hartojë ligj të ri për investimet strategjike
“Provat janë në serverat e SHBA-së”, gazetarja: Mesazhi i Wendt ishte për dosje konkrete të SPAK-ut
Kush do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën? Kikia: Ja pse kjo është sfidë e vështirë për Ramën
- 14:25 Era e fortë rrëzon depozitën 5 tonëshe nga taraca e një pallati 8-katësh në Fier (VIDEO)
- 14:20 Komisioneria Kos: Protestat paqësore janë shenjë e demokracisë
- 14:19 Mentor Kikia: Qeveria nuk do rrëzohet nesër edhe pse ky është qëllimi i protestës
- 14:14 Marta Kos për Euronews Albania: Qeveria duhet të hartojë ligj të ri për investimet strategjike
- 14:04 Begaj nga Ohri: Integrimi në BE, domosdoshmëri për sigurinë e Evropës, Shqipëria synon anëtarësimin në 2030
- 13:58 Bien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për shkak të kambanave të kishës