Një 21-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në një poligon në Shijak.
Sipas informacionit paraprak të policisë, viktima është shtetasi S.K., banues në Shijak, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:50. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.a.b



