Nogomania me superlativa për Milot Avdylin: Celje e ka një futbollist që di të bëjë gjithçka
Mediumi i njohur slloven, Nogomania, ka shkruar me fjalë të mëdha për futbollistin kosovar, Milot Avdyli.
Sipas mediumit slloven, Avdyli është shndërruar në një futbollist shumëdimensional te Celje.
Ai nisi aventurën në Slloveni si mesfushor ofensiv, më pas u aktivizua në krahun e sulmit, ndërsa tash po shkëlqen edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut.
Një vlerësim që dëshmon për cilësitë, përshtatshmërinë dhe rëndësinë e futbollistit kosovar nga Vushtrria te skuadra sllovene.














