Irani paralajmërim për Amazon, Microsoft dhe SpaceX? Shpërndan video me inteligjencë artificiale të një sulmi

27 Nëntor 2026 | 14:49

Një video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale që kërcënon me sulme ndaj selisë së Amazon, Microsoft dhe SpaceX të Elon Musk është publikuar nga media shtetërore iraniane.

Videoja, e postuar në Telegram nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr të enjten, tregon sulme me IA ndaj objekteve të gjigantëve të teknologjisë, me shpërthime dhe flakë që përfshijnë ndërtesat e tyre.

Narratori në video, që flet anglisht, paralajmëron kompanitë amerikane dhe i akuzon ato për pjesëmarrje në luftën kundër Iranit, e cila filloi në shkurt. Ai gjithashtu thekson se objektivi nuk është populli amerikan.

Videoja kërcënon se kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj Iranit do të duhet ose të paguajnë kompensim ose të përballen me hakmarrje. Kërcënimet iraniane vijnë në një kohë pasigurie mbi vazhdimin e fushatës ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për shkak të kambanave të kishës

Këmbanat e një kishe kanë përçarë qytetin La Garnache në Francën perëndimore lidhur me përpjekjet për të heshtur kambanat, të cilat bien gjithë natën. Që...
13:58 | 27/11/2026

Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë vendit (VIDEO)

Një moment të sikletshëm përjetuan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, gjatë një telefonate me ushtarë amerikanë që shërbejnë jashtë vendit, në kuadër të...
13:20 | 27/11/2026

Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave

Hakerët kanë depërtuar në platformën qendrore të informatikës cloud të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, thanë për Reuters tre burime të njohura me çështjen,...
13:04 | 27/11/2026