Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Tregu i fishekzjarrëve në Shqipëri, pas pesë vitesh pa pagesë rikthehen tarifat për bizneset

Share Share Icon

Bizneset që operojnë në tregun e fishekzjarrëve dhe artikujve të tjerë piroteknikë në Shqipëri pritet të paguajnë sërish për licencat dhe autorizimet e aktivitetit të tyre, pas pesë vitesh gjatë të cilave këto shërbime janë ofruar pa pagesë.

Ministria e Mbrojtjes ka propozuar një ndryshim në ligjin nr. 73/2021, përmes të cilit kostot administrative të licencimit do t’u kalojnë operatorëve ekonomikë, në vend që të përballohen nga buxheti i shtetit.

Sipas raportit të vlerësimit të ndikimit, që shoqëron projektligjin e depozituar në Kuvend, aktualisht në këtë sektor janë katër subjekte të licencuara ose autorizuara, prej të cilave vetëm një klasifikohet si ndërmarrje e vogël ose e mesme.

Gjatë periudhës 2021–2026 janë lëshuar 74 licenca dhe autorizime, me një mesatare prej 12,3 aktesh në vit.

Sa pritet të paguajnë bizneset?

Ministria e Mbrojtjes përllogarit një kosto mesatare administrative prej 14,900 lekësh për shqyrtimin e një dosjeje.

Nëse tarifat do të mbulojnë plotësisht kostot direkte të shërbimit, buxheti i shtetit pritet të arkëtojë rreth 183 mijë lekë në vit, ndërsa barra mesatare shtesë për një operator vlerësohet në 45,800 lekë në vit.

Përpara vitit 2021, licenca e importit dhe eksportit kushtonte 10 mijë lekë, ajo e prodhimit 1 milion lekë, ndërsa rinovimi i licencës së prodhimit 500 mijë lekë. Me ndryshimin e legjislacionit, këto pagesa mbetën pa bazë ligjore.

Tarifat e reja do të diferencohen sipas kompleksitetit të shërbimit dhe do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Çfarë ndryshon me ligjin e ri?

Projektligji parashikon që të ardhurat nga tarifat të derdhen në buxhetin e shtetit. Qeveria do të ketë gjashtë muaj kohë nga hyrja në fuqi e ligjit për të miratuar aktin nënligjor që përcakton pagesat.

Nisma nuk ndryshon kriteret ekzistuese të licencimit, por ndërhyn në mënyrën e financimit të shërbimeve administrative. Sipas relacionit shoqërues, synimi është edhe krijimi i më shumë hapësirave financiare për mbikëqyrjen dhe kontrollin e sektorit.

 

 

Licencat dhe autorizimet për artikujt piroteknikë, 2021–2026

VitiNumri i licencave dhe autorizimeve
202118
20229
202310
202411
202516
2026*10
Totali74
Mesatarja vjetore12,3

Burimi: AKSHE, Raporti i Vlerësimit të Ndikimit të projektligjit për artikujt piroteknikë./ 2026: Të dhëna për vitin e pjesshëm.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Prodhuesit: Paketa e re fiskale rrezikon të rrisë kostot dhe të dobësojë konkurrueshmërinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë paralajmëroi këtë të premte se ndryshimet në sistemin e taksave, të miratuara nga Kuvendi për vitin 2027, mund të r...

1 hour më parë 3 Min Lexim

Uji i ambalazhuar nuk do të ketë TVSh 6%; Kuvendi rrëzoi Ekonominë, pro amendamentit për heqjen

 Uji i pijshëm i ambalazhuar nuk do të përfshihet te produktet e shportës ushqimore me TVSH 6%. Në seancën maratonë për votimin e paketës fiskale, ...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!