Kosova renditet si ekonomia më e dobët në Ballkanin Perëndimor dhe në kushtet aktuale do t’i duheshin 62 vjet për të arritur nivelin mesatar të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas raportit vjetor të Konvergjencës për vitin 2026 të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Dokumenti vlerëson se anëtarësimi në BE do ta shkurtonte këtë periudhë afrimi në 40 vjet, teksa analizon gjashtë vendet e rajonit në tetë fusha kryesore, përfshirë ekonominë, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen, digjitalizimin dhe infrastrukturën.