Një argjendari në Kumanovë është grabitur nga katër persona të maskuar, të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe në orët e mesditës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 12:24, ndërsa deri tani nuk është përcaktuar vlera e arit dhe dëmit të shkaktuar.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë mbërritur në vendngjarje me dy automjete: një furgon të bardhë të markës “Iveco” dhe një automjet “Audi” me ngjyrë të kaltër. Furgoni dyshohet se kishte targa doganuese të Gjermanisë, ndërsa “Audi” mbante targa të Kosovës, konkretisht targat 06 të qytetit të Gjilanit.
Hetimet tregojnë se automjetet kanë ardhur nga Shkupi, duke kaluar përmes Haraçinës në rrugën e vjetër, dhe më pas janë larguar në të njëjtin drejtim.
Policia dhe Prokuroria Publike ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë disa pista. Shuma e dëmit pritet të përcaktohet pas vlerësimit që do të kryhet në prani të pronarit të argjendarisë.







