Shtetësia serbe e dhënë djalit të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, ka rikthyer vëmendjen te praktika e Beogradit për pajisjen me pasaporta të personave të lidhur me regjimin rus. Sipas një investigimi të përmendur nga gazeta gjermane FAZ, të paktën 200 shtetas rusë kanë marrë dokumente serbe që nga viti 2022, mes tyre edhe djali i Kadyrovit, i cili e mori shtetësinë me arsyetimin e “shërbimeve të jashtëzakonshme” ndaj Serbisë me një vendim të nënshkruar në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri në largim dhe me mbiemër të ndryshuar.