Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Librazhd, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra
Reshjet e shiut gjatë natës dhe paradites së të premtes kanë shkaktuar problematika në disa zona të Qarkut të Elbasanit, kryesisht në territorin e Librazhdit.
Situata paraqitet më problematike në Kthesat e Murrashit dhe të Dragostunjës, si dhe në zonat e Hotolishtit dhe Xhyrës, ku janë evidentuar përmbytje.
Pasojat e reshjeve janë ndjerë edhe në infrastrukturën sportive. Fusha e futbollit ku ekipi i Sopotit të Librazhdit zhvillon ndeshjet zyrtare është mbuluar nga uji, duke vështirësuar zhvillimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve të ardhshme.
Ndërkohë, problematika janë evidentuar edhe në furnizimin me energji elektrike. Që prej mbrëmjes së të enjtes, disa fshatra në bashkitë Elbasan dhe Librazhd vijojnë të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.
Pavarësisht këtyre problematikave, situata në pjesën tjetër të qarkut paraqitet përgjithësisht normale, pa raportime për emergjenca të tjera serioze.
78 vite e 4 muaj burg për 12 të pandehurit e dosjes “Revanshi”, ja sa u dënuan Shullazi dhe Avdyli
Ushtarë nga SHBA në Tiranë, stërvitje me forcat shqiptare për reagimin ndaj kërcënimeve kimike
Aktivitetet festive për 28-29 nëntor, policia e Vlorës njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen
- 15:44 78 vite e 4 muaj burg për 12 të pandehurit e dosjes “Revanshi”, ja sa u dënuan Shullazi dhe Avdyli
- 15:30 Ushtarë nga SHBA në Tiranë, stërvitje me forcat shqiptare për reagimin ndaj kërcënimeve kimike
- 14:49 Irani paralajmërim për Amazon, Microsoft dhe SpaceX? Shpërndan video me inteligjencë artificiale të një sulmi
- 14:35 Aktivitetet festive për 28-29 nëntor, policia e Vlorës njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen
- 14:25 Marta Kos: Të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për integrimin
- 14:25 Era e fortë rrëzon depozitën 5 tonëshe nga taraca e një pallati 8-katësh në Fier (VIDEO)