Erion Veliaj i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ndryshimin e vendimeve të dy shkallëve të Gjykatës së Posaçme dhe Gjykatës së Lartë, konstatimin e shkeljeve procedurale të SPAK gjatë hetimeve, shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore dhe papërdorshmërinë e provave të mbledhura kundër tij.

Veliaj pretendon se procedimi penal ka nisur mbi bazën e një kallëzimi të falsifikuar, se SPAK nuk ka kryer veprime për identifikimin e kallëzuesit Nesti Angoni, se hetimet janë zhvilluar përtej afateve ligjore dhe se hetuesit e BKH-së kanë kryer veprime përpara regjistrimit të procedimit penal.

Veliaj kundërshton gjithashtu sekuestrimin e të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate, përdorimin e korrespondencës si provë pa bazë ligjore dhe kryerjen e ekspertimeve nga punonjës të vetë organit procedues, në vend të ekspertëve të pavarur. Ai pretendon se çështja është hetuar nga një prokuror që nuk plotësonte kriteret ligjore të emërimit dhe që ndodhej në konflikt interesi.

Një tjetër pretendim lidhet me cenimin e së drejtës për mbrojtje efektive, si për shkak të afateve të pamjaftueshme për njohjen me akuzat dhe provat, ashtu edhe për shkak të zhvillimit të gjykimit në Apelin e Posaçëm në mungesë të tij dhe të avokatit, gjatë bojkotit të vendosur nga Dhoma e Avokatisë.

Lajmi në përditësim....