• Kontakt
Friday, November 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO jep dënimet për 12 të pandehurit e Plumbit të Artë/ 10 vite burg për Shullazin e Avdylin, lirohet Bruli

16:03 : 27/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për 12 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”.

Dënimin maksimal, me nga 10 vite burgim, e kanë marrë Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi, ndërsa për të tjerët janë caktuar 3 deri në 10 vite burgim.

Konkretisht:

-Astrit Avdyli është dënuar me 10 vite burgim, pasi është shpallur fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, armëmbajtjen pa leje, ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve dhe vepra të tjera penale.

-Emiljano Shullazi është dënuar gjithashtu me 10 vite burgim. Ai është shpallur fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrjen dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal, goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen detyrë shtetërore dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg.

Lexo edhe:

Fraksioni i dosjes “Veliaj”/ GJKKO dënon me burg Elman Abulen, shpall të pafajshëm Fatmir Bektashin

GJKKO dënon Kristian Shkrelin me 100 orë punë në interes publik

-Naim Stafuka është dënuar me 5 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

-Blerim Abazi, alias Blerim Gashi, është dënuar me 6 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

-Besian Xhixha është dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

-Enver Diva është dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për të njëjtat vepra penale, konkretisht për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

-Robert Laçi është dënuar me 6 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

-Gjergji Cukali është dënuar me 8 vite burgim, pasi është shpallur fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e dy vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

-Viktor Imeraj, alias Viktor Bajraktari, është dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

-Satilno Basho është dënuar me 6 vite burgim, për të njëjtat vepra penale, sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

-Xhelal Rraja është dënuar me 4 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Ndërsa Miri Bruli është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Miri Bruli lirohet menjëherë

Pavarësisht dënimit me 3 vite e 4 muaj burgim, GJKKO ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Miri Brulit, duke vendosur shuarjen e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Vendimi erdhi pasi koha që Bruli ka kaluar në paraburgim është më e madhe se masa e dënimit të caktuar. Për këtë arsye, gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar ose i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Burg i sigurisë së lartë dhe periudhë sigurie për disa prej të dënuarve

Në vendimin e saj, GJKKO ka përcaktuar që disa prej të dënuarve të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë.

Për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin është caktuar një periudhë sigurie sa kohëzgjatja e plotë e dënimit, gjatë së cilës nuk lejohet përfitimi nga lirimi me kusht.

E njëjta periudhë sigurie është caktuar edhe për Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergji Cukalin, Viktor Imerajn dhe Satilno Bashon.

Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pistolete të markës Glock 17, 34 fishekëve dhe dy krehërve të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së Astrit Avdylit.

Dosja “Plumbi i Artë”?

Dosja “Plumbi i Artë” është një prej hetimeve më të rëndësishme të SPAK kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ajo mori një zhvillim të rëndësishëm në mars të vitit 2022, pas arrestimit të Nuredin Dumanit në Fier, i cili më pas vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Dëshmitë e Dumanit, si dhe ato të personave të tjerë që morën statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndihmuan hetuesit në zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë vrasje me pagesë, atentate, grabitje me armë dhe vendosje eksplozivësh.

Sipas hetimeve të SPAK, dosja përfshiu 27 ngjarje kriminale të ndodhura në periudha dhe qytete të ndryshme të vendit. Në kuadër të saj u hetuan disa grupe kriminale dhe lidhjet mes personave të dyshuar për organizimin, financimin dhe ekzekutimin e atentateve.

Rrëfimet e të penduarve të drejtësisë u përdorën nga prokuroria për të rindërtuar skemat e ngjarjeve kriminale dhe për të identifikuar personat që dyshohet se kishin role të ndryshme në to.

Etiketa: denimeemiljano ShullaziGJKKOPlumbi i Arte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fraksioni i dosjes “Veliaj”/ GJKKO dënon me burg Elman Abulen, shpall të pafajshëm Fatmir Bektashin

17:11 : 26/11/2026
AKTUALITET

GJKKO dënon Kristian Shkrelin me 100 orë punë në interes publik

12:02 : 26/11/2026
AKTUALITET

“Linjë elektrike në fshat në këmbim të votave për PSD”, Kristian Shkreli mbërrin në GJKKO

10:34 : 26/11/2026
AKTUALITET

Dosja ‘Meta’/ GJKKO dënon nënën e Kryemadhit, rrëzohet konfiskimi i vilës! Pirro Xhixho i pafajshëm

10:26 : 26/11/2026
AKTUALITET

Elman Abule paraqitet në GJKKO/ Shtyhet shpallja e vendimit për fraksionin e dosjes “Veliaj”

15:55 : 25/11/2026
AKTUALITET

E paditi gazetari Ferdinand Dervishi, Gjykata dënon për shpifje Idajet Beqirin

15:36 : 25/11/2026

TË GJITHA

GJKKO jep dënimet për 12 të pandehurit e Plumbit të Artë/ 10 vite burg për Shullazin e Avdylin, lirohet Bruli

16:03 : 27/11/2026

Toska: Shqiptarët janë të etur për ndryshim, por mungon përfaqësimi!

15:41 : 27/11/2026

Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën kontrollin evropian

15:38 : 27/11/2026

Tabaku: Buxheti 2027, i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

15:23 : 27/11/2026

Gara për Bashkinë e Tiranës, dalin EMRAT e propozuar nga degët e PD-së

15:10 : 27/11/2026

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

15:02 : 27/11/2026

28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo vit

14:39 : 27/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com