Tirana-Skënderbeu në RTSH, Ahmataj: Na u mohua një penallti

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj ka folur për RTSH pas humbjes 3-2 ndaj Tiranës në kryeqytet.
“Është e vështirë, por në futboll ndodhin minuta të tilla dhe aksidente, sepse goli i parë erdhi nga një aksident, nga një kros shumë i largët që u devijua nga mbrojtësi dhe u shkaktua autogol. Pastaj, minutat pas tij, shoku psikologjik që pësoi skuadra ishin pak të rënda për ne dhe për 7 minuta ishim 3-0. Por u kthyem në lojë, se forca e kësaj skuadre është shumë e madhe.
Nga statistikat, jemi një skuadër që kemi marrë shumë penallti dhe na janë mohuar disa të tjera. Besoj që edhe në ndeshjen e sotme u mohua një e tillë. Ky është mendimi im, në bazë të asaj që kam parë.
Nuk dua ta vulos, ta vlerësojnë specialistët, sepse ai 11-metërsh ishte në një moment vendimtar të lojës, kur barazohej ndeshja, pasi kishim bërë gjithë atë punë dhe na jepte një bonus shumë të madh psikologjik për të shkuar te rezultati”, ka thënë mes të tjerash Ahmataj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



