U rikthye në krye të Nvidia, “pendohet” Jensen Huang: Do të jem një CEO më i mirë
Një aksident i pazakontë është regjistruar të enjten në Toledo të Ohajos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një kamion postar përfundoi i varur në një urë, mes kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit.
Kamioni i rëndë mbeti i bllokuar mes një daljeje të autostradës dhe një ure të ngritur, duke krijuar një situatë të rrezikshme. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta nxirrnin kamionin nga pozicioni i rrezikshëm, duke e rikthyer atë në rrugë.
Departamenti i Transportit i Ohajos e cilësoi ngjarjen si një pamje tejet të pazakontë, ndërsa falënderoi ekipet e ndërhyrjes për reagimin e tyre, pavarësisht se ishte ditë feste dhe kushtet atmosferike ishin të vështira.
Moti i keq shkakton kaos në disa shtete amerikane
Aksidenti ndodhi në një kohë kur një valë e fuqishme e motit të keq po godet rajonet Midwest dhe Verilindore të SHBA-së. Reshjet e dendura të shiut, erërat e forta dhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme të shumta, duke vështirësuar qarkullimin rrugor dhe transportin ajror.
Floodwaters inundated parts of Norfolk, Virginia, on Thanksgiving morning as a storm system swept across the East Coast, leaving downed trees and power outages across parts of the state. The National Weather Service warned of 2 to 4 feet of coastal flooding above ground level and wind gusts of up to 60 mph in parts of southeastern Virginia. A coastal flood warning was in effect until 3 p.m. Thursday.
— CBS News (@CBSNews) November 26, 2026
Situata është rënduar edhe për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve gjatë festës së Ditës së Falënderimeve, një prej periudhave më të ngarkuara të vitit për lëvizjet në SHBA. Mbi 80 milionë amerikanë pritej të udhëtonin gjatë kësaj jave.
WATCH: Video from the Ohio Department of Transportation shows a semi-truck losing control while turning and skidding across the gap between two off-ramps. Authorities pulled the truck back onto the road and towed it away. No injuries were reported. https://t.co/WCFvFtEhgX
— Breaking911 (@Breaking911) November 27, 2026
Sipas të dhënave të platformës FlightAware, vetëm të enjten u anuluan 460 fluturime, ndërsa 2,508 të tjera pësuan vonesa në nisje dhe mbërritje.
Ndërkohë, më shumë se 980 mijë banesa mbetën pa energji elektrike të enjten në mbrëmje. Pensilvania, Virxhinia, Merilendi dhe Nju Xhersi ishin ndër shtetet më të prekura nga moti i keq.
Administrata Federale e Aviacionit kishte paralajmëruar më herët për vonesa në fluturime gjatë gjithë javës, për shkak të reshjeve intensive dhe erërave të forta.
Top Channel