Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e rregullores së brendshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e kësaj gjykate
Kërkesa është depozituar më 16 nëntor 2026 dhe kundërshton rregulloren e miratuar me vendimin nr. 49, të datës 17 korrik 2026, të Këshillit të kësaj gjykate, e cila ka hyrë në fuqi më 10 shtator 2026.
Dhoma e Avokatisë kërkon shfuqizimin e rregullores së bashku me anekset dhe aktin miratues, duke pretenduar se janë tejkaluar kufijtë e kompetencës normative të organit që e ka nxjerrë.
Në objektin e kërkesës ngrihen gjithashtu pretendime për cenimin e rezervës kushtetuese të ligjit, mosrespektimin e kërkesave kushtetuese për botimin dhe hyrjen në fuqi të akteve normative, si dhe kufizimin joproporcional të të drejtave dhe garancive kushtetuese.
Dhoma e Avokatisë pretendon se rregullorja është e papajtueshme me 21 nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.