Një aksident rrugor ku janë përfshirë pesë automjete është regjistruar te mbikalimi i Selitës, në Unazën e Madhe të Tiranës.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë disa automjete të përplasura me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka shkaktuar radhë të gjata dhe ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në këtë aks rrugor.
Sipas dëshmitarit që ka dërguar pamjet, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve kanë dalë në këmbë nga automjetet.
Dëshmitari pretendon se në përplasjen zinxhir është përfshirë edhe një furgon, drejtuesi i të cilit është futur mes automjeteve pa pritur radhën e qarkullimit.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t'u sqaruar, ndërsa deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë.