E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tradhtia fizike pa dashuri quhet tradhti? Debat mes të ftuarve në “Takohemi n’Vizion”

Debati mbi tradhtinë në marrëdhëniet në çift ka sjellë diskutime të ndryshme, por edhe përplasje mes të ftuarve në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion” nën moderimin e Fjodora Fjorës.

Diskutimi u nxit nga deklarata e ikonës së boksit, Julio César: “Gruan e kam tradhtuar, por i qëndrova besnik, sepse nuk dashurova asnjë femër tjetër.”

Influenceri Bruno Shemsho theksoi se morali përcaktohet nga vetë njerëzit dhe se disa çifte mund të kenë marrëveshje që lejojnë marrëdhëniet fizike jashtë çiftit, për sa kohë nuk përfshihen ndjenjat.

Ndërkohë psikologia Valbona Miekly mbajti një qëndrim tjetër, duke e cilësuar deklaratën e Julio César si justifikim. Sipas saj, tradhtia lidhet edhe me mënyrën se si një person e sheh dhe e pëlqen dikë tjetër.

Reklamë

Ndërsa kozmetologu Gazmend Ujkashi foli për dy lloje tradhtish, fizike dhe mendore, duke argumentuar se marrëdhëniet duhet të bazohen te sinqeriteti mes partnerëve.

Pjesë nga intervista:

Toçi: Shpirtin nuk mundet askush të hyjë ta shohë nëse ke dashuruar vetëm partneren tënde apo jo.

Shemsho: Nga ana morale s’është e drejtë. Por moralin e vendosin vetë njerëzit. Mund të ketë rënë dakord edhe partnerja për sa kohë është vetëm tradhti fizike, jo emocionale. Ka edhe kështu marrëdhëniesh.

Miekly: Premtimi që bëhet kur je në celebrim bëhet që unë do të të dua në të mirë e në të keqe. Deklarata e Julio César është justifikim. Nëse ti tradhton, nga ana psikologjike, kur ti e sheh një person me një lloj pëlqimi, ti e ke bërë tradhtinë. Edhe po e pe me sy. Besoj që ekziston një boshllëk. Kur një person tradhton, ekziston një boshllëk.

Ujkashi: Ka dy lloj tradhtish, tradhti fizike dhe tradhti që e mendon, por nuk e vepron. Fjala tradhti s’duhet të ekzistojë. Kur ti mendon për dikë tjetër, nëse partnerja s’ta pranon, ndahu. Ti do dikë tjetër, çfarëdo të bësh, do ta fshehësh. Unë ia shpreh çdo njeriu që e dua. Mashkullit i thotë vetë gruaja, kur unë jam me problemet e mia, ti shko në shtëpi publike. Për këtë është shtëpia publike. S’ka tradhti.

Miekly: Natyra mashkullore ndryshon nga natyra femërore. Natyra mashkullore tradhton kur e sheh si paraqitje fizike, kurse gjinia femërore me emocion.

Fjodora Fjora: Burrat dhe gratë kanë të njëjtin perceptim për tradhtinë?

Shemsho: Julio César është i suksesshëm. Njerëzit krijojnë marrëdhënie të tilla edhe për interes. Mbase partnerja e tij i thotë: “Shko lirisht”.

Toçi: Tradhtia është mungesë dashurie. Pikërisht për këtë s’jam martuar.

Fjodora Fjora: Femrat në përgjithësi tentojnë ta falin një marrëdhënie jashtëmartesore, por kur ka emocione krijohet drama?

Miekly: Nëse është një marrëdhënie dashurore, është ndryshe, sepse edhe përgjegjësitë janë ndryshe. Kur ti je në një marrëdhënie martesore, ke bërë një premtim. Kur një person ka lidhje emocionale, është marrëdhënie në vazhdim, marrëdhënie paralele. Nëse do të ishte një marrëdhënie fizike, mbaron.

Shemsho: Pse, s’ka emocion ajo fizikja, thua ti?

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.