I dënuari në burgun e Korçës kapet me doza kanabisi në qeli
Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka goditur një tjetër rast të posedimit të lëndëve narkotike në qelitë e burgut.
Sipas njoftimit zyrtar të kësaj agjencie, gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me IEVP Korçë, ndaj të dënuarit me inicialet A.Z., atij i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në dy porcione.
Pas veprimeve të para procedurale, AMSEVP ka përcjellë materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
I dënuari do të hetohet për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283/1 të Kodit Penal.
Nga përdorimi i drogës, kokaina kryeson rastet e urgjencës në Evropë
Shtohen rastet me viroza te fëmijët, mjekja: Zgjasin më shumë në kohë dhe janë më agresive
28 dhe 29 Nëntori, nga Tirana në Vlorë e në mbarë vendin, festime dhe aktivitete
- 17:32 Turqi, arrestohen dy prezantues të televizionit opozitar
- 17:22 Grabiten dy dyqane në Los Angeles brenda dy orësh, vidhen mallra me vlerë 30 mijë dollarë
- 17:21 PD paraqet paketën për Reformën Zgjedhore: Lista 100% të hapura dhe sistem proporcional kombëtar
- 17:16 Gjermania dhe Austria kërkojnë kalimin e TikTok-ut nën pronësi evropiane
- 17:06 Nga përdorimi i drogës, kokaina kryeson rastet e urgjencës në Evropë
- 17:05 Shtohen rastet me viroza te fëmijët, mjekja: Zgjasin më shumë në kohë dhe janë më agresive