Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI DIGJITAL - Dhuna policore, Gjykata Kushtetuese palë me Ramën

Vendimi i GJK për gjobat ndaj protestuesve/ ‘Shqetësuese’, Kalaja: Shtojcë e vendimmarrjeve të qeverisë Rama

17:35, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për avokaten Adriana Kalaja, vendimi i pjesshëm i GJK për pezullimin e gjobave ndaj protestuesve, është një vendim shqetësues, pasi është i vonuar sa kohë që 2 aketet e tjera normative vijojnë të japin efektet ligjore.

Në një intevristë për emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri Tv nën moderimin e Bled Markut, Kalaja tha se 3 aktet normative kaluan me debate të forta nga ajo që e cilësoi si një mazhorancë e kriminalizuar.

Sipas Kalasë, vendimi i Kushtetueses tregon se ajo është një shtojcë e qeverisë së Edi Ramës, një masë sigurimi për t’i dhënë pushtet të plotë policisë kundër protestueve.

Ka bërë vetëm nje pezullim të gjobës 500 lekëshe për bllokim rruge, e pashë me shqetësim vendimin e GJK, është shumë i vonuar sa kohë 3 aktet normative kanë nisur të japin efektet ligjore.

Edhe vetë Kuvendi i kaloi me debate të forta dhe argumente ligjore nga ana e mazhorancës së kriminalizuar. Vendimi i GJK, është një shtojcë e vendimmarrjeve të qeverisë Rama, masë sigurimi për pushtetin e Ramës duke i dhënë pushtet të plotë Policisë së Shtetit kundër protestuesve.

Gjobat s’janë pezulluar, ato 5 milionë lekë të vjetra. Aktet normative, aplikimet flagrante përtej krimit e skandalit, sesi policia kufitare të marrë rolin e gjykatës. Dhe kjo bëhet vetëm me kërkesë të prokurorit e gjykata e vendos. Çfarë tagri ka polici në kufi të bëjë ndarjen, sa kohë që ndaj këtyre personave s’i pengohet asgjë në raport me lëvizjen apo jetesën.

Regjistri i zi, nëse je ndaluar për 5 orë ose në ndjekje të lirë penalizohesh për të mos kaluar kufirin, është masë ekstreme dhe që merret me vendim gjykate. Gjykata e Apelit në 90% të rasteve i ka shpallur asrrestimet të paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco