Jamal Musiala vazhdon të përballet me probleme shëndetësore. Fantazisti gjerman i Bayernit ka pësuar një tjetër dëmtim, këtë herë në muskulin biceps femoral të kofshës së djathtë, duke e detyruar të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë që ende nuk është përcaktuar.
Lajmi është konfirmuar nga klubi bavarez përmes një komunikate zyrtare, ku bëhet e ditur se 23-vjeçari do të jetë i padisponueshëm deri në një njoftim të dytë. Për momentin nuk ka një parashikim konkret për kohën e rikuperimit, por mungesa pritet të jetë e gjatë.
Për Musialën, kjo është një tjetër goditje në një periudhë veçanërisht të vështirë. Futbollisti gjerman është përballur edhe me probleme neurologjike funksionale, të shoqëruara me episode të humbjes së përkohshme të vetëdijes. Sipas raportimeve, ai ka kaluar gjithashtu një episod të dytë epileptik brenda tre muajve të fundit.
Dëmtimi i fundit vjen pas aktivizimit të tij në ndeshjen e Champions League kundër Lille, ku Musiala u fut në fushë në minutën e 76-të, duke zëvendësuar Bischof.
Bayerni shpresonte të kishte sërish në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv, por tashmë duhet të përgatitet për një tjetër periudhë pa shërbimet e tij.
© SYRI.net
Barcelona blindon Fermín López-in, refuzon largimin drejt Manchester United dhe përgatit rinovimin e kontratës
Casillas kundër heqjes së barazimeve në futboll: Do të përshpejtoja vetëm kontrollet e VAR-it
Inter, Chivu merr lajme të mira për Zielinskin, por humbet Bastonin për të paktën tri javëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: