Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur pushimin e çështjes penale, ku deputetja demokrate Albana Vokshi kishte paditur për ‘shpifje’ dhe ‘fyerje’ kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën.
Padia nga Vokshi ishte bërë në 27 tetor, ndërkohë që çështja u gjykua nga kryetari i GJKKO-së, Erion Bani.
Shpenzimet gjyqësore për çështjen do të duhet t’i paguajë Albana Vokshi, e cila do të ketë 15 ditë kohë për të bërë ankimim në Apelin e GJKKO-së.
Lajm në përditësim…









Komente
Komento