
Lulzim Basha është rikthyer në politikë. Mësohet se ai ka depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj Taulant Ballës, duke kërkuar përgënjeshtrimin publik të një deklarate të bërë prej tij nga foltorja e Kuvendit.
Në qendër të padisë është pretendimi i Ballës se Agron Shehaj kishte paguar para për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë. Basha e konsideron këtë deklaratë të pavërtetë dhe shpifëse, duke pretenduar se ajo cenon reputacionin dhe dinjitetin e tij.
Përmes kërkesëpadisë, Basha kërkon që gjykata ta detyrojë Ballën të tërheqë deklaratën dhe të publikojë një përgënjeshtrim në mediat kombëtare, me shpenzimet e tij. Basha riktheu në vëmendje nismën e tij ligjore të vitit 2023 për ashpërsimin e dënimit të shpifjes kur ajo kryhet nga persona të zgjedhur, përfshirë deputetët.
Ai argumentonte se deputetët nuk duhet të kenë trajtim preferencial përballë ligjit dhe se statusi politik nuk mund të justifikojë shpifjen..